Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë, shkencës dhe zhvillimit akademik. U vlerësua rëndësia programit të bursave Stipendium Hungaricum si mbështetje për studentët tanë dhe e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në arsim, në fushat me interes të përbashkët.
Ministri Çeku falënderoi ambasadorin Dux për mbështetjen e Hungarisë ndaj Kosovës dhe për kontributin e tij në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të dy vendeve.