Zëvendësministri i Arsimit vizitoi Qendrën Burimore “Përparimi” në Ditën e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Në shënimit të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu vizitoi Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi” në Prishtinë, ku ndoqi programin artistik të përgatitur nga nxënësit e Qendrës.

Ai, në fjalën e tij të rastit, theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qendrave burimore dhe përmirësimin e shërbimeve, si dhe theksoi rëndësinë e asistencës profesionale për përfshirjen e plotë të fëmijëve me autizëm në arsim. Gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për punën e çmuar që bëhet ne të gjitha Qendrat Burimore.

“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na rikujton nevojën për vetëdijësim shoqëror dhe rolin e përgjegjësitë që kemi secili prej nesh për të bërë më shumë. Le të jetë kjo ditë një rikujtim se çdo fëmijë meriton mbështetje, çdo familje meriton ndihmë dhe çdo individ meriton sepse duhet të ndihet i pranuar në shoqëri”, shpreh zëvendësministri.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Kryeziu bashkë me Udhëheqësen e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, znj. Salihe Gajtani-Osmankaq panë nga afër punën e stafit të Qendrës Burime, diskutuan me prindër dhe profesionistë mbi sfidat dhe nevojat e fëmijëve, dhe u njoftuan me aktivitetet e nxënësve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për të siguruar gjithëpërfshirje dhe angazhimin për përmirësimin e politikave arsimore dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors