Divizioni për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore
Divizioni për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë
1.1. Zhvillimi i materialeve mësimore digjitale duke përfshirë ligjërata, prezentime, tutoriale, ushtrime interaktive, video grafika, libra dhe resurse të tjera të mësimdhënies përmes teknologjisë informative. 1.2. Planifikimi dhe përshtatja e përmbajtjes digjitale me kurrikulat dhe programet shkollore në institucionet arsimore. 1.3. Planifikimi i buxhetit në përputhje me kërkesat e zhvillimit të përmbajtjeve mësimore digjitale dhe për përmirësimin e tyre. 1.4. Zhvillimi i strategjive për shtrirjen e përdorimit të përmbajtjeve mësimore digjitale në institucionet arsimore. 1.5. Monitorimi i përdorimit të përmbajtjeve mësimore digjitale në institucionet arsimore. 1.6. Publikimi i materialeve mësimore digjitale në platformat e qasshme nga përdoruesit. 1.7. Përditësimi dhe përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i materialeve mësimore digjitale. 1.8. Hartimi i rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e përmbajtjeve mësimore digjitale.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore raporton te udhëheqësi i departamentit.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore është tre (3).